Breaking News

Adnan Januzaj i thotë "PO" Shqipërisë...?! (FOTO-LAJM)

Një nga lojtarët më të mirë shqiptarë që qarkullojnë sot nëpër Europë, Adnan Januzaj, mund të quhet se i përket 50% Shqipërisë. Kjo për faktin e mediat belge kanë mbledhur informacion të mjaftueshëm pranë familjarëve të tij dhe refuzimit paraprak që Januzaj i ka bërë skuadrës kombëtare të këtij vendi, ndoshta për të zgjedhur Shqipërinë, ose ndonjë skuadër tjetër, ndoshta Anglinë. Megjithatë, lajmi i dhënë nga mediat belge se Januzaj do të zgjedhë Shqipërinë dhe jo Belgjikën, ka impresionuar jashtë mase ambientin kuqezi, i cili e dëshiron me të madhe një talent të tillë në gjirin e skuadrës kombëtare
Dje është njoftuar në mediat belge që Adnan Januzaj, supertalenti 18-vjeçar i Mancester Junajtid, me shumë gjasa do të vishet kuq e zi dhe do të përfaqesojë kombëtaren e Shqipërisë. “Januzaj deri më sot i ka refuzuar të gjitha ftesat për t’u grumbulluar me grup-moshat e Belgjikës, – është shprehur Mark Van Gersom, ish-trajneri i kombëtares U-18 të Belgjikës, aktualish në krye të kombëtares U-19 të këtij vendi, në një intervistë me gazetën belge “Football Magazine“. Ai ka nënvizuar mes të tjerash: “Babai i Adnanit do të preferonte për ta parë atë duke luajtur me fanellën e Shqipërisë.“
Designed By