Gjykatë
gjermane ka marrë një vendim në favor të Apple, duke e akuzuar rivalin e
saj më të madh, kompaninë Samsung, se kjo e fundit e ka kopjuar
kompaninë Apple në 7 pajisje të ndryshme mobile, me të cilat lideri
botëror i telefonave mobil ka përfituar me miliona përdorues të rinj.
Sipas vendimit të gjykatës, Samsung e ka kopjuar kompaninë Apple gjatë
krijimit të Galaxy S, Galaxy S Plus, Samsung Galaxy S2, Samsung Galaxy
Ace, Samsung Galaxy R, Samsung Galaxy Wave M dhe Samsung Galaxy S WiFi
4.0.
Gjykata konstaton se këto pajisje kanë krijuar konfuzion tek
konsumatorët për të shkaktuar "dëm konkurrues" ndaj Apple, e cila më pas
ka vuajtur për të marrë pjesë të reja të tregut mobil në mbarë botën.
Edhe pse shumica e këtyre pajisjeve tashmë janë në përdorim nga ana e
përdoruesve, ky fakt nuk e pengoi kompaninë Apple të paraqesë një
kërkesë në gjykatë, dhe të fitojë.