Zbulohen 480 kg kokaine te paketuara me bananet ne Greqi!
Një operacion i madh policor që po zhvillohet në Greqi, me qëllim identifikimin dhe shpërbërjen e rrjetit të trafikimit të kokainës, ka zbuluar një sasi jashtëzakonisht të madhe të kësaj droge. Deri tani policia ka zbuluar dhe sekuestruar 240 kg drogë të fshehura në banane, në një depo në Rendi, në Athinë dhe një sasi të njëjtë në ishullin Rodos. Sipas të dhënave të policisë, kutitë me banane ishin importuar nga Italia dhe vend i origjinës është Kolumbia. Policia bën të ditur se është fjala për një rrjet të madh trafikimi që vepron në më shumë se 30 qarqe të vendit, i cili shpërndanin sasi të mëdha kokaine, të fshehur në fruta dhe perime. Nuk është e qartë nëse kompania e shpërndarjes, ka patur dijeni se çfarë kishte brenda dërgesës që vinte nga Kolumbia nëpërmjet Italisë