Breaking News

Tirane, dy vatra zjarri, digjet nje servis dhe arkiva e spitalit 5!

Dy vatra zjarri janë hapur gjatë mëngjesit të sotëm në Tiranë. Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një servis automjetesh në zonën e ish-Kombinatit të tekstileve në Tiranë. Në vendngjarje kanë mbërritur 4 zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur fikjen e flakëve të mëdha, duke shpëtuar bizneset përreth, ndërkohë që nuk ka arritur të shpëtohet servisi i automjeteve. Policia bën të ditur se ka ngritur një grup hetimor për hetimin e shkaqeve të këtij zjarri. Po gjatë orëve të mëngjesit të sotëm një tjetër zjarr ka rënë në spitalin numër 5 në Tiranë, i cili ka djegur totalisht arkivën e këtij spitali duke shkaktuar një dëm të përmasave të mëdha. Pavarësisht ndërhyrjeve të zjarrfikësve nuk është bërë e mundur ruajtja e arkivës. Policia bën të ditur se shkak për zjarrin është bërë sistemi i amortizuar elektrik.

Designed By