Para se t’i drejtohen bregdeteve shqiptare, shijen e parë nga udhëtimi, vizitorët e huaj e kërkojnë ne kryeqytet. Të organizuar në grupe apo në mënyrë individuale, të gjithë duan t’i njohin të veçantat e Tiranës. Muzeu Historik mbetet një nga destinacionet e preferuara. Një turiste fran-ceze thotë: “Jam nga Tuluza, kam shëtitur gjithë Tiranën. Kryesisht më kanë tërhequr qendrat historike. Kam vizituar Muzeun Kombëtar, Galerinë e Arteve. Më pëlqeu shumë pavioni i Arkeologjisë, periudha e Mesjetës dhe dëshmitë mbi regjimin totalitar”. Kalaja është një tjetër një pikë referimi shumë e rëndësishme për turistët, që po qendrojnë në kryeqytet në këto ditë të nxehta korriku. Përveç trashëgimisë kulturore, Mali i Dajtit mbetet një tjetër destinacion i preferuar nga vizitorët.