Breaking News

Snowden merr azil te perkohshem ne Rusi!

Ai qëndronte aty prej javësh për shkak se shteti i tij i kishte anuluar pasaportën, ndërsa kërkon ekstradimin e tij për të mbajtur përgjegjësi për nxjerrjen e sekretit shtetëror. Media ruse thotë se shërbimi i emigracionit i ka lëshuar dokumentet për Snowden, por ky i fundit ende nuk ka dhënë komente për të konfirmuar lajmin. Ndërsa, vetë avokati i ish-analistit thotë se klienti i tij nuk i ka marrë ende dokumentet dhe vazhdon të qëndrojë në aeroport. Autoritetet amerikane kërkojnë ekstradimin e Snowden, por Presidenti Rus Vladimir Putin deri më tani ka refuzuar ta dorëzojë atë, duke thënë se mund të qendrojë në Rusi përsa kohë nuk ndërmerr më veprime të nxjerrjes së sekreteve, që do të dëmtonin marrëdhëniet me Washingtonin. Snowden që prej 23 qershorit qëndron në aeroport ku mbërriti nga Hong Kongu. Edhe pse avokati mohon ti ketë dorëzuar dokumentet e azilit të përkohshëm, autoritetet e aeroportit konfirmuan një gjë të tillë. Agjencia ruse e lajmeve Interfax njoftoi madje edhe se amerikani do të pajiset me veshje të reja përpara se të dalë në liri. Dokumentet e nxjerra nga Snowden tregonin se Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA mblidhte të dhëna telefonike të shtetasve të vetë e  të huaj, duke cënuar privatësinë e tyre.
Designed By