Breaking News

Shkodra, Kolegji Zgjedhor shtyn krkesen e PS-se!

Kolegji Zgjedhor ka shtyrë kërkesën e Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, ku socialistët kërkonin ndalimin e rinumërimit dhe pavlefshmërinë e tij. Përfaqësuesi ligjor socialist Koli Bele, bëri me dije për mediat se Kolegji pranoi kërkesën e Partisë Republikane, për rishqyrtimin e kësaj çështje më 26 korrik. Në këtë linjë Bele tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë teatrin e absurdit duke rinumëruar kutitë e votimit. Ndërkaq aktualisht KQZ vazhdon procesin e rinumërimit, numërim i cili deri pas dy ditësh mendohet se do të ketë përfunduar.

Designed By