Paraardhësit tanë ishin me te zgjuar,sepse atyre u duhej te mbijetonin.Sa me shume kalon koha,aq më pak inteligjent jemi ne. Eshte kjo nje mbeshtetje ne kërkimet në Universitetin e Stanfordit. Studimi,i publikuar në revistën“Trends”në gjenetikë, argumenton se inteligjenca jonë është zvogëluar me kalimin e kohës,në krahasim me paraardhësit tanë,njerezit primitive.Fokusi i studimit qendron në komponentin evolucionar. Etërit tanë kishin nevoje për të mbijetuar dhe vazhdimisht u duhej te shpiknin mënyra për të ndërtuar strehe ose të gjenin ushqim.Gjatë viteve dhe me përmirësimin e kushteve të jetesës, civilizimi nuk kërkon me mendje te ndritura,në kete mënyrë niveli i inteligjencës ka pasur një rënie të ngadaltë.Hulumtimi tregon se aftesia apo hapsira ishin një çështje e jetës ose vdekjes për paraardhësit tanë.Pas përhapjes së bujqësisë,kur paraardhësit tanë filluan të jetojnë në komunitetet bujqësore te dendura,nevoja për të mbajtur në formë gjenet e lidhura me inteligjencën filloi të dështojë.Përveç kësaj, midis viteve 2000 dhe 5000 gjenet që lidhen me inteligjencën mund të zvogëlojnë kapacitetin tonë mendor dhe emocional. “Zhvillimi i aftësisë sonë intelektuale dhe optimizimi i mijërave gjeneve të lidhura me inteligjencën ndoshta kontrollohej në grupe të caktuara të individëve të cilët jetuan para kohës kur paraardhësit tanë erdhën jashte nga Afrika”- tha Gerald Crabtree,një nga autorët e hulumtimit. Ai eshte i sigurt se nëse një qytetar mesatar i Athinës i mijëvjeçarit të pare para Krishtit do të shfaqet papritmas në mesin tonë,ai mund të jetë më inteligjent se ne.