Në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë është gjetur pasditen e sotme një predhë. Edhe pse nuk është bërë me dije se kujt periudhe i përket, predha është marrë në dorëzim nga policia e qytetit bregdetar. Predha është gjetur nga pronari i një vile atje pranë i cili ka lajmëruar edhe policinë e cila e mori në dorëzim atë. Në këtë zënë siç bëhet me dije nga autoritetet janë zbuluar edhe predha të tjera kryesisht nga ato të Luftës së Dytë Botërore.