Biçikleta elektrike premton ndryshim në mënyrën e jetesës në qytet dhe është një cështje e ditës në politikat që favorizojnë inisiativat dhe financimet që lehtësojnë përdorimin dhe blerjen. Biçikleta elektrike vepron si një biçikletë normale, por ka të përfshirë një motor elektrik që mundëson ciklizmin. Kjo ju lejon për të lëvizur më me shumë lehtësi dhe gjithashtu të merreni me udhëtime të paarritshme. Një biçikletë elektrike Donauer Solar është në dispozicion në modele të ndryshme, nga me të thjeshtat deri te më të avancuarat teknologjikisht, që do të plotësojnë nevojat e ndryshme të ciklizmit. Në c’mënyrë biçikleta elektrike do të ndryshojë mënyrën e jetës së qytetarëve? Me lehtësimin e ciklizmit biçikleta elektrike mund të bëhet një mënyrë për të zëvendësuar makinën apo transportin publik, të cilet janë gjithmonë e më të shtrenjtë. Biçikleta nuk prodhon asnjë ndotje apo gazra sere dhe për këtë arsye është propozuar si një mjet i shkëlqyer per mjedisin. Ka shumë qytete qe promovojnë përdorimin e saj për blerje, që veprojnë në dy drejtime. Strategjia e parë ka të bëje me krijimin e një rrjeti ndarjes për biçikleta, ku një numër i biçikletave në dispozicion të qytetarëve te bejne të mundur largimin nga njeri qytet në tjetrin, duke paguar me një kartë magnetike apo abonim. Strategjia e dytë ka të bëjë me qëndrueshmërinë në qytet me biçikletë. Por ky problem nuk është vetëm në qytetet e mëdha si Roma, ndonjëherë edhe qytetet e vogla nuk kanë korsi per biçikletë. Por në muajt e fundit ka një kujdes më të madh të këtij aspekti nga qeveria me krijimin e zonave të këmbësorëve, zonave të kufizuara te trafikut, korsi për biçikleta dhe të strukturuara mirë për të ndihmuar njerëzit të bëjnë ciklizem jo vetëm një mënyrë për t’u çlodhur apo për lojra sportive, por një mjet i vërtetë për lëvizjen urbane. Një shembull është ai i Nicola Zingaretti, kryetar i Provincës së Romës, i cili ka propozuar një plan për ndërtimin e 1650 km rrugë per ciklizem në disa zona të qytetit. Në Romë, në fakt ka ende shumë për të bërë, vetëm 4 persona në 1000 lëvizin me biçikletë. Në Berlin janë 10 nga 100.