Janë më shumë se 750 milionë karta telefonike SIM në rrezik në mbarë botën. Faji për këtë është standardi i përdorur për krijimin e tyre, DES, (Data Encryption Standard).
Rreziku i këtyre kartave është se mund të spiunohen nga hackerat, pa e ditur i zoti i celularit, i cili as nuk e kupton që është në përgjim.
Alarmi për këtë situatë, jepet nga New York Times dhe Karsten Nohl, ekspert i sigurisë informatike dhe themelues i Security Research Labs në Berlin.
Hackerart mund të përgjojnë telefonatat, mesazhet, e-mail, madje edhe blerjen e aplikacioneve.
Për të spiunuar SIM mjafton një virus i cili mund ti dërgohet të zotit të telefonit, nëpërmjet një mesazhi të fshehtë, i cili instalon një software duke mbajtur celularin nën kontroll.